Ina Kollçaku tregohet tepër “e guximshme” në tapetin e kuq

Prishtinë | 10 Tet 2023 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Ditën e hënë është mbajtur premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku kanë qenë të ftuar shumë prej personazheve të showbizzit shqiptar dhe siç dihet nga të gjithë, në evente të tilla ajo që na bie në sy janë veshjet (kryesisht ato të vajzave) që zgjedhin të kalojnë në tapetin e kuq.

Psikologia e njohur nga emisioni “Përputhen”, Ina kollcaku, e cila është një vajzë që ngre zërin shpesh për kauza të forta, kishte veshjen më të guximshme në tapetin e kuq.

“Të ka kërkuar gjithë natën”/ Ja kush ia ndjen më së shumti mungesën Luana Vjollcës
Aspak vulgare dhe tepër sensuale, Ina duket shumë interesante me këtë fustan të zi edhe pse ka nxjerr jashtë njërin prej gjokseve të saj.

Veshje të tilla tërheqin gjithnjë vëmendjen edhe në botë, e duket se Ina e mori vëmendjen mjaftueshëm dhe me shumë stil.

Kujtojmë që psikologia është momentalisht një nga konkurrentet e “Dancing with the Stars”, ku kërcen krah balerinit Eltion Merja, ose i njohur ndryshe si Tokja.

Të ngjashme