Komuna e Skenderajt me rastin e Ditës së Çlirimit ka inaguruar rrugën unazore “17 Shkurti”, projekt shumë I rëndësishëm për qytetin e Skenderajt.
Në ceremoninë e inagurimit ka marrë pjesë Kryetari në detyrë i Kuvendit të Republikës së Kosvës Kadri Veseli, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, përfaqsues të organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së dhe udhëheqës të tjerë institucionalë.
Pas prerjes së shiritit inagurues të rrugës “17 Shkurti”, Vesli dhe Nura të shoqëruar edhe nga përfaqsues të tjerë të institucioneve lokale e qëndrore, kanë bërë një shetitje në këtë rrugë, për të shijuar bukurinë e saj.
Më këtë rast Veseli i ka uruar qytetarët e Skenderajt për këtë projekt, duke theksuar se qyteti i Skenderajt po zhvillohet hovshëm dhe në mënyrën e duhur. Ai e ka përgëzuar Komunën e Skenderajt për punën që po bënë në ndërtimin e infrastrukturës në shërbim të qytetarëve.
Veseli më këtë rast ua ka uruar qytetëve të Skenderajt edhe Ditën e Çlirimit.
Ndërsa Nura ka thënë se qëllimi i realizimit të këtij projekti është krijimi i mundësisë që Skenderaj të zgjerohet, duke ofruar hapësirë për zhvillim në të gjitha fushat. Nura ka theksuar se edhe këtë vit Skenderaj e shënon Ditën e Çlirimit në mungesë të Kryetarit të Komunës , Sami Lushtaku, duke shpresuar që institucionet e drejtësisë shumë shpejt ta korrigjojnë gabimin e bërë dhe z. Lushtaku të lirohet pas një mungese të gjatë në krye të Komunës së Skenderajt. “Qytetarët e Skenderajt dhe institucionet lokale çdo ditë e edhe sot e ndjenjë mungesën e pa drejtë të Kryetarit Lushtaku”, ka thënë Nura.
Rruga “17 Shkurti” është projekt i realizuar me standarde të larta të ndërtimit bashkë me infrastrukturën përcjellëse dhe shtrihet në pjesën qëndrore të qytetit të Skenderajt. Ajo është arterja kryesore e qytetit dhe lidh rrugët “Ilaz Kodra” e “Sala e Hamit Jashari”, duke i dhënë qytetit mundësinë e zhvillimit dhje lehtësimit të qarkullimit, më qëllim të zgjerimit të sheshit “Adem Jashari” në të ardhmen e afërt.