Inaugurohen në Vushtrri “Shtëpia për Qëndrim Ditor” dhe “Kuzhina Humanitare” – u investuan 1 milion €, kapaciteti për 300 persona

Vushtrri | 30 Dhj 2023 | 14:44 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Vushtrri është bërë inaugurimi i “Shtëpisë për Qëndrim Ditor” dhe i “Kuzhinës Humanitare” për të moshuarit e kësaj komune. Projekti është bashkëfinancim i Komunës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, raporton Ekonomia Online. Objekti me vlerë prej një milion eurosh është ndërtuar në një hapësirë prej 2.2 hektarësh, e që kuzhina humanitare do të ketë kapacitet për 300 persona.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi falënderoi të gjithë ata që kontribuuan duke thënë se kjo ditë është e madhe sepse ky objekt është ndërtuar me ndjesën të humanistëve. Idrizi përmendi e falënderoi edhe familjen e heroit, policit Afrim Bunjaku.

“Kjo ngjarje është e madhe ngase ky projekt është ndërtuar me djersën e humanistëve, është bashkëfinancim i organizatës Jetimat e Ballkanit dhe komunë së Vushtrrisë. Iu falënderoj të gjithëve, falënderim të veçantë për hoxhë Halil Kastarit që na ka bashkuar nga Kosova, Shqipëria, Maliqi i Zi, Lugina ashtu siç kemi qef e punojmë për të qenë të bashkuar. Kjo ngjarje nga kujton humanistit e madh Hasna Prishtina që gjithë pasurinë e kishte shkrirë për t’i hapur shkollat shqipe”.

“Sot është Dita e Veteranit, kjo ditë e cila na solli këtu për të kremtuar për vendin tonë, për Kosovën e pavarur dhe sovrane, prandaj iu uroj të gjithë veteranëve. E përshëndes edhe familjen Bunjaku, që ra heroikisht në mbrojnë e sovraniteti dhe integritetit të Kosovës. Bamirësve Zoti u dashtë përherë, e bamirësia është vlera më e madhe e një populli”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se solidariteti që tregon për disa kategori tregon edhe vlerat e një shoqërie. E sot po bëhet edhe një shembull tjetër që e tregon atë

“Është e jashtëzakonshme që kemi njerëz të tillë në vendin tonë si humanitarë, natyrisht është obligim nga institucionet që të bëjmë më shumë për shoqëri si në barna, pensione etj”, tha Vitia.

I pranishëm  në inaugurim ishte edhe myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, i cili tha se shqiptarët në vazhdimësi e kanë dëshmuar se janë të gatshëm që të ndihmojnë ata që kanë nevojë.

“Njeriu tek Zoti do të gjejë atë për çka është angazhuar mbi sipërfaqen e tokës, për punën e tij të bërë në emër të së mirës së vendit e të fesë. Si në të kaluarën edhe tash, populli shqiptar besoj se do jetë gati për ndihmë sic janë edhe objektet e tilla ku shumë nevojtar do të kenë mundësinë të qëndrojnë këtu”.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjetër Ndreu, tha se për të është kënaqësi e madhe që ai të jetë në Kosovë për raste të tilla të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së atyre që kanë nevojë, raporton EO.

“Jam i befasuar nga ky akt e që gjendet rrallë në botë. Halili u gjen te ne në ditët e tërmetit as nuk e thirrëm e as nuk e lutëm, por erdhi vet”, faleminderit që ekziston”.

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari tha se ky inaugurim është një vepër tjetër të jashtëzakonshme që vetëm hoxhë Halili Kastrati di t’i bëjë.

“Ai po e dëshmon se nuk është vetëm i Prizrenit, por edhe i gjithë Kosovës e jo vetëm pasi ai po ndihmon kudo ku kanë jetuar ilirë e dardanë. Halili meriton çmime botërore për humanizëm”, tha tutje ai duke shtuar se Kastrati po e jetëson porosinë e atyre që e dhanë jetën për atdhe.

Jashari kujtoi po ashtu 30 nëntorin e sulmit të parë mbi familjen Jasharaj, duke uruar Ditën e Veteranit.

Përderisa kreu i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, tha se ky projekt është  mundësuar falës ndihmës së madhe nga diaspora, por edhe të gjithë kontribuuesve në vend e rajon. Kastrati pohoi se nuk do të ndalen me kaq dhe se projekte të tilla do të ketë edhe në qytete të tjera, raporton EO.

“Diasporë e qytetarë të ndryshëm ju jeni merita e këtyre të mirave. E para 14 viteve kush e ka menduar se do vinte dita do vinte koha për inaugurime e ndërtesa të tilla”.

“Zakonisht nuk iu them faleminderit sepse dihet se kush dhuron bë mirë për vetën e tij, mirëpo sot kur 1 600 familje janë me shtëpi brenda 6 viteve, e ndoshta na ka zgjedhur Zoti neve të jemi urëlidhëse e këtyre të mirave, por mos harroni se jeni në lutjet e shumë personave të lumturuar tani”.

Të ngjashme