Përmes projektit për “Aplikimin e masave të energjisë efiçiente të ndriçimit publik në qytetin e Rahovecit”, të mërkurën është inauguruar fazën e parë të ndriçimit publik.
Në ceremoninë e inaugurimit të ndriçimit publik kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës, Idriz Vehapi, Sali Sallteku, drejtor i Administratës, Fehmi Hoxha drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe qytetarë.
Realizimi i këtij projekti është duke u financuar nga Komuna e Rahovecit dhe MAPL-ja. Ndërsa qytetarët investimet në ndriçimin publik i kanë pritur mirë dhe kanë thënë fjalë të mira në lidhje me këtë projekt.