Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës këtë të premte organizoi ceremoninë e inaugurimit të Laboratorit “STEAM në Edukim”. Të pranishëm ishin edhe rektori, Qerim Qerimi si dhe dekani i Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi.
Dekani Saqipi tha se ky projekt është financim i Universitetit të Prishtinës, duke deklaruar se fakulteti i Edukimit po mundohet t’i përcjell zhvillimet moderne që po ndodhin në fushën e teknologjisë e shkencës.
“Në jemi dëshmitarë që mësimdhënia në Kosovë ka nevojë për transformim nga klasiku drejtë qasjes kreative ku nxënësit sfidohen me kreativitet. Është koncept i ri që në botë ka filluar shumë më herët e që ne si fakultet po mundohemi ta përçojmë mesazhin qe shkollat duhet të mendojnë qasjet e digjitalizuara”.
Saqipi tha se këto parakushte duhet të krijohen për mësimdhënësit e ardhshëm, si standard i ri duke shpresuar që edhe ministria e arsimit do i ndihmoj shkollat në vend.
Ndërkaq rektori i UP-së, Qerim Qerimi tha se kjo është ditë e rëndësishme e një përurimi që është investim i vet Universitetit.
“Do të ndjekim tutje nisma që mbështeten nga partnerët e jashtëm dhe do kërkojmë të fitojmë sa më shumë për studentët tanë. Ky është shembull tipik rreth asaj se çfarë ofron Universiteti i Prishtinës, e çfarë kuptoj sot është ajo çfarë kanë edhe fakultet tjera të edukimit në Evropë, pra modelet që po i ndjekim janë modele të suksesshme dhe kemi hapat e një modeli modern dhe i krahasueshëm me at se çfarë vendet evropiane kanë, konkurrenca jonë pra sot është e shtrirë jashtë kufijve shtetëror”.
Qerimi uroi studentët për mundësit e reja dhe stafin akademik që do kenë mundësi më të mira të punës, duke thënë se është i rëndësishme përdorimi në forma të duhura metodologjike të dobishme.
Eda Vula, profesoreshë e këtij fakulteti tha se është kënaqësi finalizimi i një projektit thuajse 10vjeqar me sukses në fushën e edukimit, në integrimin e shkencës së teknologjisë ,inxhinierisë, edukimit artit e matematikës.
“STEM” është pjesë e studimeve master, me shumë projekte të realizuara nga studentët dhe të gjitha këto nuk kanë kaluar pa sfida sepse ka munguar një mjedis i tillë, si ky laborator, që do jetë hap me rëndësi ku studentët do und të shprehin kreativitetin e tyre. Po synojmë që së shpejti të ofrojmë ndoshta edhe programe tjera në shërbim të komunitetit”, tha ajo.