Projekti i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme financuar nga Banka Botërore përmes kredisë IDA dhe zbatuar nga Ministria e Ekonomisë, u bë inaugurimin e rinovimit të Objektit të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe objektit të Psikiatrisë Intensive, raporton Ekonomia Online.
Artane Rizvanolli ministre e Ekonomisë tha se ndërtesat tona publike duhet bërë sa më efiçiente në mënyrë që të kursejmë energjinë sa më shumë që është e mundur, duke mbrojtur kështu edhe ambientin edhe buxhetin e shtetit.
“Me përfundim të investimit të objektit të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe investimeve po shënojmë 90 ndërtesa publike të rinovuara përfshirë spitale e të tjera universitete, qendra sociale, zyre të punësimi etj. që janë tani janë më të përshtatshme për nevojat e pacientëve, studentëve, profesorëve, nxënëseve dhe të gjithë qytetareve që i shfrytëzojnë ato. T’ i bëjmë ndërtesat tona publike sa më efiçiente në mënyrë që të kursejmë energjinë sa më shumë që është e mundur duke mbrojtur kështu edhe ambientin edhe buxhetin e shtetit. Mirëpo po ashtu e rëndësishme të rrisim komforin për të gjithë stafin e qytetarët që i shfrytëzojnë hapësirat e këtyre ndërtesave. Rritja e konforit dhe përmirësimi i objektit është kritik në rastet kur qytetarët në këtë rast fëmijët, pacientët tjerë që i shfrytëzojnë këto hapësira janë më të ndjeshëm. Andaj jam e lumtur se gjysma e objekteve të cilat i kemi rinovuar deri më tani 46 sosh janë objekte spitalore ose shëndtësore në të gjithë Kosovën”, ka thënë Rizvanolli.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se ky investim i bërë në kuadër të projektit me kredi nga Banka Botërore do të përmirësoj kushtet dhe shërbimet për të gjithë ata që marrin shërbime në këtë klinikë.
“Në këtë Klinikë nga sot shërbimet nuk do të jenë vetëm ambulantore sepse tani është i mundshëm edhe hospitalizomi. Investime në dritare, çati, ndriqim, izolim në sistem e ngrohjes, në hapësirat kanë hapur rrugë që shërbimet të bëhen dhe të jenë më cilësore se sa që kanë qenë deri më tani. Kjo është edhe një hapje tjetër që i është dhënë rëndësi shëndetit mendor. Ndërgjegjësimi me theks të veqantë mbetet angazhim i parreshtur në mes investime që të arrijmë të adresojmë këtë nevojë. Ky investim i bërë në kuadër të projektit me kredi nga Banka Botërore do të përmirësoj kushtet dhe shërbimet për të gjithë ata që marrin shërbime në këtë klinikë”, tha Vitia.
Ndërsa Zt. Massimiliano Paolucci Drejtor i Bankës Botërore në Kosovë ka thënë se duhet të kujdesemi për popullatën e qytetarëve të Kosovës pra duhet të përmirësohet sistemi i shëndetësisë.
“Jam shumë i kënaqur që jemi këtu për të përuruar kompletimin e suksesshëm të punëve me energji efiçente diçka që është e dedikuar për shërbimin e fëmijëve. Për më shumë këto si ndërtesa të tilla ku ne kursejmë para kjo redukton energji në përmirësimin e të gjitha shërbimeve të familjeve tona. Jemi të kujdesshëm sa i përket buxhetit të energjisë pastaj do të kemi edhe ndryshime në këto. Sidomos temperaturën përbrenda objekteve e cilat do të jetë shumë e mirë. Ne jemi shumë të gëzuar që jemi duke rinovuar këtë jo vetëm në spitalin tuaj. Ne e kemi bërë këtë me 25 përqind të arritshmërisë dhe përmirësimin e kushteve sa i përket energjisë efiçiente që do të thotë që jemi shumë krenarë për këtë”, ka thënë ai.