Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në stacionin “Penn Station” në New York City, kanë bërë të ditur autoritetet.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të New Yorkut, një person ka pësuar lëndime të rënda, dy të tjerë lëndime të moderuara, ndërsa tre të tjerët kanë pësuar lëndime më të lehta.
Policia e New Yorkut ka arrestuar të dyshuarin pas një ndjekjeje policore që pasoi sulmin, i cili ka ndodhur rreth orës 19:00 me kohën lokale (00:00 BST), transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, përfshirë CBS News dhe ABC News, sulmi dyshohet të jetë një akt i rastësishëm dhune, ndërsa i dyshuari raportohet se ka pasur gjendje të rënduar emocionale dhe është arrestuar nga policia e Amtrak.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin Bellevue për trajtim mjekësor.
Sulmi ndodh në një periudhë kur qyteti i New Yorkut po rrit masat e sigurisë, para vizitës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili pritet të marrë pjesë në ndeshjen e NBA Finals të New York Knicks.