Incident i sigurisë në ambasadën e ShBA-së në Mal të Zi

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se një person ka tentuar të hyjë në oborrin e ambasadës dhe se policia malazeze ka reaguar menjëherë.

“Sot rreth orës 10:45 një person ka bërë përpjekje të hyjë në oborrin e ambasadës së SHBA-së në Podgoricë. Pjesëtarët e sigurimit kanë reaguar menjëherë duke e ndaluar dhe dorëzuar te autoritetet e policisë së Malit të Zi. Falenderojmë partnerët tanë të Malit të Zi për ndihmën dhe përkrahjen”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane në Podgoricë.

Pas këtij incidenti, pjesëtarë të policisë speciale kanë bllokuar edhe rrugën përreth ambasadës.

Gazeta “Vijesti” ka raportuar se sigurimi i ambasadës së SHBA-ve ka reaguar pasi një grup i azilkërkuesve kanë bërë përpjekje të hyjnë në objekt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme