Rreth orës 20:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Vicianum” në lagjen Dragodan të Prishtinës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi për Koha.net ka bërë të ditur se me këtë rast nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 20:00 në rr. Vicianum ka ndodhur një rast gjuajtje me armë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe po merret me rastin. Nuk ka të lënduar”, ka thënë Krasniqi.
Indeksonline mëson se një person ka shtënë dy herë në drejtim të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Avni Berisha, i njohur si “Tarkani”.