Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar pasi një person ra nga kati i shtatë i një salle koncertesh në Suedi.
Rreth 1 mijë njerëz ishin mbledhur në sallën “Uppsala Konsert&Kongres” pranë kryeqytetit Stokholm, për një koncert të “ABBA-s” të martën në mbrëmje.
30 minuta para fillimit të shfaqjes, një person u rrëzua dhe ra në katin e parë. Ai ra mbi dy persona, tha policia. Personi që u rrëzua vdiq si dhe një nga viktimat që u godit.
Personi i tretë ka mbetur jashtë rrezikut për jetën dhe më pas është dërguar në spital.
“Ne morëm një telefonatë për dikë që ose ka kërcyer ose ka rënë nga një lartësi e madhe”, tha një zëdhënës i policisë.
Ai tha se oficerët po punonin për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur saktësisht, duke shtuar se është shumë herët për të thënë nëse ka ndodhur një krim.
Salla e koncerteve fillimisht u mbyll nga policia, kështu që dëshmitarët në vendngjarje do të merren në pyetje.
MTLive, kompania e eventeve që organizoi shfaqjen, ka shkruar në faqen e tyre në Facebook se “të gjithë janë në shok”.
“Fatkeqësisht, ne duhet të njoftojmë se një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur. Ajo që dimë është se dikush u hodh [ose] ra nga lart në arenë dhe goditi njerëz të tjerë”, tha kompania. “Për momentin nuk dimë më tepër, të gjithë janë në shok”, shtoi ai.
Incidenti tragjik vjen vetëm disa ditë përpara se Abba të publikojë të premten albumin e tyre të parë në më shumë se 40 vjet.