Incident në një shkollë në Filipine, humbin jetën dy nxënës

Prishtinë | 18 Sht 2026 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një shkollë në Filipine.

Ngjarja ka ndodhur të premten në qytetin Banga, në provincën South Cotabato, në jug të vendit, raporton Aljazeera.

Sipas dëshmitarëve, dy viktimat janë nxënës të shkollës. Ende nuk dihet se sa persona kanë qenë të përfshirë në sulm dhe nëse ka pasur më shumë se një autor.

Ky është incidenti i tretë vdekjeprurës me armë zjarri në një shkollë në Filipine që nga muaji qershor.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit apo personave përgjegjës.

Të ngjashme