Vera Ora, nëna e yllit botëror të muzikës, Rita Ora, ka reaguar pas incidentit me flamur në një koncert të Rita Orës në Hungari.
Një fans serb ia kishte dhënë flamurin serb këngëtares nga Kosova, teksa video ka bërë xhiron nëpër rrjetet sociale.
Këngëtarja ka marrë mbështetje, por edhe kritika njëkohësisht.
E një qortim e ka marrë edhe nga nëna e saj.
“Rita, M’fal te kom bërtit shume, po me ke bo nervoz! Mos u trullo”, ka shkruar ajo në Insta storie.