Incidenti në “After Party-n” e Big Brother, reagon Blero

Prishtinë | 03 Shk 2024 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Gjatë natës së mbrëmshme është mbajtur finalja e madhe e edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova, ku pas mbarimit të spektaklit të gjithë konkurrentët e këtij edicioni ishin pjesëmarrës në ‘After Party’, për të festuar mbarimin e këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm.

Por, duket se çdo gjë nuk shkoi mirë për njërin nga ish banorët e shtëpisë. Dhe bëhet fjalë për Bleron.

Burime të Prive bënë të ditur se Blero ka pasur një konfrontim fizik me sigurimin dhe shkas për këtë u bë e dashura e tij.

Për këtë rast, Blero është shprehur se nuk bëhet fjalë për rrahje, por ishte nje ngatërresë e vogël që u zgjidh shpejt.

“Nuk bëhet fjalë për rrahje. Ishte një ngatërresë e vogël që u zgjidh shpejt. Si zakonisht, për tituj bombastik, ngjarjet zmadhohen në portale,” duke hedhur kështu poshtë pretendimet pë rrahje mes tij dhe sigurimit.

Të ngjashme