Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas ngjarjes që ndodhi dje në uzinën e armëve në Gramsh.
Kim përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ka biseduar sot me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Arben Kingjin, lidhur me ngjarjen e djeshme.
“Ne qëndrojmë me aleatin tonë, dhe inukrajojmë autoritetet të hetojnë plotësisht për të përcaktuar faktet dhe për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit e këtij rasti”, ka shkruar Kim.
Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi i ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të mos krijojnë panik në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh.
Ai ka thënë se Shqipëria dhe Kosova janë të sigurta.