Indeksi i çmimeve të prodhimit më i lartë për 0.4%

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e parë (TM1) 2017.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë është më i lartë për 0.4% në TM1 2017, krahasuar me TM4 2016.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (8.6%); prodhimi i metaleve (5.3%); prodhimi i pajisjeve elektrike (3.1%); prodhimi produkteve kimike (2.2%); prodhimi i mobileve (1.1%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobileve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (0.9%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.2%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (0.2%); dhe grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.2%).

Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (-3.5%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-3.0%); prodhimi i pijeve (-2.4%); dhe prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (-1.9%).

Ndërkaq, krahasuar TM1 2017 me TM1 2016 çmimet e prodhimit në Kosovë u ngriten në një mesatare prej 0.9%. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (80.4%); prodhimi i metaleve (16.7%); prodhimi i pajisjeve elektrike (2.5%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (1.3%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (1.1%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (1.0%); prodhimi i mobiljeve (0.7%); dhe prodhimi i produkteve kimike (0.4%).

Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit) rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-5.8%); prodhimi i pijeve (-4.6%); prodhimi i produkteve ushqimore (-3.8%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (-3.8%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-0.8%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-0.6%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-0.4%); dhe prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (-0.4%).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme