Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP ju njofton se ka publikuar analizën me titull “Plani i Rimëkëmbjes së Qeverisë, 10 përqind i Trustit: Pse kjo masë funksionon?”
Plani i Rimëkëmbjes Ekonomike, i shumëpërfolur që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në mars të këtij viti, është në fazën e konsultimit publik. Edhe para se të votohej, ka pasur shumë avokime rreth këtij plani, çfarë duhet të përmbajë dhe kë saktësisht duhet t’a mbështesë.
Ky Plan i Rimëkëmbjes Ekonomike po parashihet të kushtojë rreth 1.2 miliardë EUR. Një ndër masat, respektivisht masa 5 e Planit të Rimëkëmbjes Ekonomike që parashikon masa për stimulimin e kërkesës agregate, e ku më e përfolura prej që është publikuar plani është padyshim masa për tërheqjen e 10 përqind të mjeteve të kursyera nga kontributdhënësit në Fondin Kosovar për Kursime Pensionale apo Trusti Pensional. Pra, kontributdhënësit do të kenë mundësinë të tërheqin 10 përqind të vlerës së kursimeve të tyre në Trustin Pensional dhe këtë mundësi do të mund ta shfrytëzojnë për një periudhë 3 mujore.
Analistë dhe ekomonistë janë të ndarë në mes të atyre që konsiderojnë që kjo masë do të rrezikonte stabilitetin e Trustit dhe nuk do të mund të arrinte ndonjë rezultat tek rimëkëmbja ekonomike dhe atyre që e vlerësojnë këtë masë si pozitive.
Analiza e INDEP-it reflekton anën pozitive dhe arsyeshmërinë se pse, pas së gjithash, kjo masë mund të funksionojë dhe të arrihet efekti i saj në rimëkëmbjen ekonomike.