INDEP publikon “Indeksin e Tranzicionit të Energjisë Elektrike në Kosovë”

Prishtinë | 29 Shk 2024 | 11:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), të enjten ka publikuar punimin hulumtues “Indeksi i Tranzicionit të Energjisë Elektrike në Kosovë“. Gjatë publikimit të hulumtimit, INDEP paraqiti rekomandimet afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata brenda një kornize të politikave që synojnë të jenë udhërrëfyese për institucionet përgjegjëse, raporton Ekonomia Online.

Në fjalën e tij, Udhëheqësi i Hulumtimit dhe Drejtori i Programit në INDEP, Dardan Abazi theksoi nevojën e përshpejtim të dinamikës së zbatimit të Strategjisë së Energjisë dhe përkushtimeve tjera të marra nga Kosova.

“Ky publikim dhe kjo konferencë është edhe një thirrje e jona që dinamika e tranzicionit të ndryshoj dhe të përshpejtohet zbatimi i politikave dhe investimeve”, theksoi Abazi.

Punimin e prezantoi eksperti i angazhuar, Naim Bujupi. Ai në fjalën e tij paraqiti gjetjet mbi gjendjen aktuale të Kosovës në fushën e tranzicionit, mundësitë dhe kapacitetet si dhe sfidat.

Ai paraqiti rekomandimet e punimit dhe udhërrëfyesin për politika afatshkurtra, afatmesme dhe vizionin afatgjatë.

“Nevojitet strategji afatgjate sepse tashmë, me dinamikat evropiane dhe globale, një strategji dhjetë vjeçare konsiderohet afatshkurtër”, tha Bujupi.

Të ngjashme