Rrufeja iu morri jetën 11 persona dhe i la të lënduar rreth 30 të tjerë, në Indi, tek sa po bënin selfie, raportonBBC.
Rastin e ka bërë të ditur policia lokale e cila raporton se shumica e të vdekurve ishin adoleshentë.
Në ndërtesë, gjendeshin 27 persona, ndërsa 11 mbetën të vdekur pjesa tjetër iu nënshtruan tretmanit mjekësor si pasojë e lëndimeve.
Zyrtari i lartë i provincës, Ashok Gehlot, ka njoftuar se do ti kompensoj familjet e viktimave me nga 6 mijë e 700 dollarë,.
Departamenti Meteorologjik i Indisë thotë se ka pasur numër të madh të goditjeve nga rrufeja, e gjitha si pasojë e ndryshimit të klimës dhe monsuneve.
Periudha e monsuneve në Indi karakterizohet me reshje të mëdha, ku disa prej tyre qojnë në përmbytje.
Të dhënat tregojnë, se numri i incidenteve të shkaktuara nga rrufeja, është rritur me 30-40 për qind që nga vitet e 90-eta. Rreth 2000 njerëz në Indi vdesin çdo vit si pasojë e goditjeve nga rrufeja.