Indi, rritet numri i rasteve ditore me Covid-19

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Rastet e reja ditore me Covid-19 po rriten me shpejtësi në Indi – në gati pesë ditë të kësaj jave janë regjistruar shifrat më të larta, mes 27,000 dhe 29,000 raste – sipas të dhënave nga Universitetit Johns Hopkins.

Shteti perëndimor i Maharashtra, vendi më keq i goditur në Indi, ka regjistruar afro 8000 raste të reja dje duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 275,000. Ky shtet ka regjistruar më shumë se 10,000 vdekje deri tani, derisa kryeqyteti Mumbai është më i godituri me afro 100,000 raste të konfirmuara.

Në ndërkohë, numri i rasteve pozitive po rritet me shpejtësi edhe në shtetin jugor Karnataka. Më shumë se 3000 njerëz kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit – një rritje rekord për këtë shtet.

Pas rritjeve të rasteve, kryeqyteti i tij Bangalore është futur në izolim më herët gjatë javës. Me afro 50,000 raste ky shtet është radhitur i katërti në vend.

India është vendi i tretë në botë për nga numri i rasteve me Covid-19, pas SHBA-së dhe Brazilit, me më shumë se 900,000 raste të konfirmuara dhe 24,309 vdekje.

Të ngjashme