Shteti indian i Maharashtras ka regjistruar 25 vdekje shkaku i temperaturave të larta që nga fundi i muajit mars.
Ky është numri më i madh i viktimave në pesë vitet e fundit pasi që temperaturat në këtë vend arritën shifrat prej 40 gradë Celsius.
Duke qenë se reshjet nuk priten deri në muajin e ardhshëm dhe se ndërprerjet e energjisë elektrike po bëhen më të shpeshta në disa pjesë të Indisë, edhe familjet që mund të përballojnë kondicionerët do të kenë probleme në javët e ardhshme.
Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në zonat rurale të shtetit më të pasur indian, raporton reuters.
India është prodhuesi i dytë më i madh i grurit në botë, por vapa do të zvogëlojë të korrat e këtij viti, pas pesë vitesh radhazi të korrjeve rekorde.
Me rritjen e kërkesës për energji elektrike, rritet edhe mungesa e qymyrit.
India regjistroi marsin më të ngrohtë në më shumë se një shekull, ku temperatura maksimale ka qenë 33.1 gradë Celsius, e cila është pothuajse 1.86 gradë mbi normalen, sipas Departamentit Meteorologjik Indian, dhe në shumë pjesë të veriut, perëndimit dhe lindjes temperaturat arritën në 40 gradë Celsius muajin e kaluar.