Qeveria e Indisë ka refuzuar të rinovojë licensimin e financimit të huaj për një bamirësi të themeluar nga Nënë Tereza.
Shoqata “Misionarët e Bamirësisë” përfshin mijëra murgesha që mbikëqyrin projekte si shtëpi për fëmijët e braktisur, shkolla, klinika dhe bujtina.
Në ditën e Krishtlindjeve, ministria e Brendshme e Indisë njoftoi se nuk e kishte rinovuar regjistrimin për shkak të “inputeve negative”, raporton BBC.
Përfaqësuesit e linjës së ashpër hindu kanë akuzuar prej kohësh këtë organizatë bamirësie për përdorimin e programeve të saj për të konvertuar banorët në të krishterë.
Këto akuza, i ka mohuar organizata bamirëse.
Në një deklaratë të hënën, konfirmuan se aplikacioni për rinovim ishte refuzuar dhe se nuk do të operonte asnjë llogari financimi të huaj “derisa çështja të zgjidhet”.