India pas 45 ditësh raporton shifrën më të ulët të infektimeve me Covid-19

| 29 Maj 2021 | 10:36 | Nga

Këtë të shtunë India raportoi 173 mijë e 790 raste të reja me COVID-19 – shifër kjo më e ulta pas 45 ditësh.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit India raportoi edhe 3 mijë e 617 viktima nga koronavirusi, shkruan Reuters.

Numri i infeksioneve në Indi kanë arritur në 27.7 milionë të infektuar ndërsa numri i të vdekurve nga ky virus ka arritur në 322 mijë e 512, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Të ngjashme