India raporton rekord ditor të rasteve të reja të virusit

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

India i ka raportuar 1,990 raste të reja të infektimit me Covid-19 gjatë 24 orëve të kaluara. Kjo është shifra më e madhe ditore që është regjistruar prej fillimit të përhapjes. Shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 26,496 persona.

Deri më tani, në Indi janë regjistruar 824 viktima të koronavirusit. Rajoni më i prekur është Maharashtra në perëndim të vendit me mbi 7,600 të infektuar e 323 të vdekur, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave të Këshillit Indian për Hulumtime Mjekësore, deri të dielën për koronavirus janë testuar mbi 625 mijë banorë.

Rajoni më i banuar i Indisë, Uttar Pradesh, të shtunën mori vendim për zgjatje të afatit të ndalimit të tubimeve publike deri më 30 qershor, shkruan “CNN.

Më 25 mars, India u gut në karantinë mbarëkombëtare, e cila më vonë u zgjat deri më 3 maj. Prej asaj kohe, qeveria indiane i ka lehtësuar disa prej masave në mënyrë që të riaktivizohet bujqësia dhe të hapen shitoret e lagjeve.

Të ngjashme