India i ka regjistruar 8,171 raste të koronavirusit dhe 204 vdekje të për 24 orë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies e këtij shteti.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 198,706, ndërsa shifra e viktimave në 5,598, shkruan “CNN”.
Këto shifra u publikuan pasi shumë rajone në Indi filluan t’i largojë masat kufizuese si pjesë e planit mbarëkombëtar për rihapje.
Nga e hëna, ora policore do të vlejë nga ora nëntë e mbrëmjes deri në orën pesë të mëngjesit, ndonëse më parë vlente nga ora 7 e mbrëmjes deri në orën shtatë të mëngjesit.
Sidoqoftë, faza e parë e lehtësimit të masave fillon zyrtarisht më 8 qershor. Gjatë kësaj faze do të rihapen hotelet, restorantet, qendrat tregtare dhe tempujt.
Pavarësisht numrit të rasteve të reja, India ende ka shifër të ulët të viktimave të koronavirusit në krahasim me disa vende evropiane dhe në krahasim me Shtetet e Bashkuara.