India regjistron mbi 2.5 milionë të prekur me Coronavirus

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

India ka regjistruar shifër rekorde të rasteve ditore me COVID-19, mbi 65 mijë, derisa numri në total i të prekurve në këtë vend shkon mbi 2.5 milionë.

Koreja e Jugut ka raportuar për 166 raste të reja me COVID-19, shifra më e lartë në pesë muaj.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 15,039 ndërsa janë shënuar 305 vdekje.

155 nga rastet e infektuara brenda 24 orëve kanë qenë në zonën e kryeqytetit, ku autoritetet kanë mbyllur mijëra objekte fetare të cilat ishin burim i rasteve të shumta me koronavirus.

Shumë prej tyre kishin dështuar të vënin masa parandaluese, duke lejuar besimtarët të hiqnin maskat dhe të këndonin në kor apo të hanin bashkë.

Zyrtarët qeveritare kanë frikë se përhapja do të përkeqësohet të shtunën, kur pritet të mbahet një protestë anti-qeveritare në Seul, në 75 vjetorin e lirisë së vendit.

Nga ana tjetër, edhe shteti tjetër aziatik, India, ka shënuar numrin më të lartë ditor të rasteve me koronavirus në 24 orë. Me 65,002 raste të reja, numri total ka arritur në mbi 2,5 milionë të infektuar.

India qëndron prapa SHBA-së dhe Brazili me numrin më të lartë. Ndërsa, janë raportuar edhe 996 të vdekur, duke e çuar numrin e të vdekurve në 49,036.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme