India regjistron rekord të rasteve, 8392 të infektuar të ri

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

India ka regjistruar rekord të rasteve të reja ku brenda 24 orëve janë konfirmuar 8392 persona të infektuar.

Kjo do të thotë që vendi ka më shumë se 190,000  raste me koronavirus, përfshirë 5394 vdekje, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë ditëve të fundit, India ka regjistruar një varg rekordesh të rasteve të reja me Covid-19.

Derisa u paralajmërua relaksimi i masave, të shtunën u regjistruan më shumë se 8000 raste të reja.

Të ngjashme