India shënon mbi 18,500 raste të reja të Coronavirusit

Prishtinë | 30 Qer 2020 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të kaluara, në India janë regjistruar 18,522 raste të personave të infektuar me koronavirus, rreh 1,400 më pak se një ditë më parë, kur u shënua rekord i shifrës ditore.

Për shkak të numri të madh të rasteve, disa qytete indiane janë përgatitur për ta zgjatur afatin e masave kufizueve që të luftohet përhapja e virusit të ri, shkruan “Reuters”.

Me më shumë se 550,000 raste të konfirmuara, India është shteti i katërt në botë me më së shumti të infektuar. Para saj ndodhen vetëm Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Rusia.

Deri më tani, në Indi nga koronavirusi kanë vdekur mbi 16,000 persona. Kjo shifër është e ulët në krahasim me numrin e viktimave që është shënuar në shtetet me numër të ngjashëm të infektimeve. Sidoqoftë, ekspertët kanë vrikë se spitalet indiane nuk do të mund ta përballojnë rritjenn e mëtejme të numrit të rasteve.

Të mërkurën, India do të futet në një fazë të re të lehtësimit të masave. Megjithatë, shkollat, kinematë, baret dhe sallat e fitnesit do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Disa rajone i kanë vendosur masat e veta në qytetet ku është shënuar rritje e dalluar e numrit të rasteve. Një hap i tillë është marrë në rajonin Asam, i cili është goditur edhe nga vërshimet.

Të ngjashme