India shënon rekord të rasteve ditore të Coronavirusit

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë e Indisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 15,413 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i përhapjes së virusit të ri.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 në shtetin e dytë në botë për madhësinë e popullsisë shkoi në mbi 410,000 persona, shkruan “CNN”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 306 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 13,254.

Sipas Këshillit Indian për Hulumtime Mjekësore, deri më tani janë testuar mbi 6,800,000 persona dhe vetëm në 24 orët e kaluara për koronavirus janë testuar 190,730 njerëz.

Pavarësisht numrit të lartë të rasteve, qeveria indiane i ka lehtësuar masat kufizuese me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike.

Të ngjashme