India shënon rekord të rasteve të reja të Coronavirusit

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Shteti me popullsinë e dytë më të madhe në botë, India, ka shënuar rritje rekorde të rasteve të reja të coronavirusit për një ditë.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Indi u regjistruan 1,553 raste të reja të koronavirusit dhe kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar shkoi në mbi 17,000.

Përpos të infektuarve, deri më tani janë shënuar 543 viktima. Epidemiologët kanë parashikuar se kulmi i përhapjes mund të mos arrihet para muajit qershor, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Qeveria indiane ka marrë vendim për izolim të plotë. Qytetarët janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe të gjitha bizneset janë mbyllur, përpos dyqaneve ushqimore dhe barnatoreve.

Megjithatë, nga e hëna u lejua vazhdimi i punës së fermerëve dhe riaktivizimi i disa sektorëve të industrisë. Punëtorët përsëri duhet ta mbajnë distancën sociale dhe t’i respektojnë rregullat e higjienës.

Pavarësisht rasteve të reja, India ende ka numër të vogël të viktimave dhe të të infektuarve me Covid-19 në krahasim me shtetet evropiane, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.

Të ngjashme