Frikësimi nga izolimi shtëpiak për shkak të pandemisë globale të Koronavirusit shkaktoi në mënyrë indirekte një krizë për artikullin jetik, miellin.
Me shpërthimin e kësaj krize, jemi dëshmitarë të tollovive të krijuara në rrjetet e marketeve nga konsumatorët që ngarendnin të furnizoheshin me rezerva të miellit.
Edhe kjo kaloi si duket procesin e krijimit të rezervave popullata e përmbushi, raftet e miellit i janë kthyer pamjes së vet që kanë pasur para kësaj situate të krijuar.
Gjatë vizitave të marketeve në kryeqytet dhe në qytetet tjera është vërejtur një rënie drastike e interesimit për këtë artikull.