Gianni Infantino do të mbetet në krye të FIFA-s ndonëse po bëhet një hetim penal ndaj tij, shkruan BBC.
Javën e kaluar, prokurorët në Zvicër kanë nisur procedurë ligjore kundër Infantinos në lidhje për një takim sekret që ka pasur me kryeprokurorin Michael Lauber.
Të dy kanë mohuar fajësinë.
FIFA ka thënë se takimet kanë qenë rutinore dhe nuk ka ndodhur asnjë gjë kriminale aty.
“Nuk ka pasur asgjë dhe nuk ka arsye për të hapur ndonjë hetim. Nuk ka asnjë dëshmi që sugjeron se ka pasur ndonjë gjë kriminale aty”, është thënë nga FIFA.
Lauber ka dhënë dorëheqje javën e kaluar pasi gjykata kishte konstatuar se ai ka fshehur takimet dhe se ka gënjyer gjatë hetimit të zyrës së tij në korrupsionin në FIFA.
Prokurori special Stefan Keller është emëruar në qershor për t’u marrë me çështjen.