Infeksione me salmonelë, Franca tërheq çokollatat Kinder nga tregu

Prishtinë | 05 Pri 2022 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Pas zbulimit të 21 infeksioneve me salmonelë në Francë, kryesisht te fëmijët e vegjël, të cilët u konstatuan se kishin simptomat e para të sëmundjes pas konsumimit të produkteve të çokollatës Kinder, kompania që i importon ato në Francë njoftoi tërheqjen e pesë llojeve nga tregu.

Këto çokollata prodhoheshin dhe importoheshin nga Belgjika, ndërsa fenomene të ngjashme tashmë janë vërejtur, siç raportojnë mediat franceze, në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

Autoritetet shëndetësore franceze u kanë bërë thirrje atyre që kanë blerë ditët e fundit, veçanërisht në prag të Pashkëve, të mos konsumojnë çokollata Kinder, ndërsa u bëjnë thirrje atyre që i kanë konsumuar të marrin masa, si larja e shpeshtë e duarve, për të parandaluar transmetimin.

Infeksioni i salmonelës është një sëmundje e zakonshme bakteriale që prek traktin e zorrëve. Njerëzit më së shpeshti infektohen përmes ujit ose ushqimit të kontaminuar./abcnews.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme