Një infeksion nga një baktere rezistente ndaj antibiotikëve, ka filluar të përhapet në shumë vende të botës, dhe së fundmi ka prekur edhe Australinë, shkruan Dailymail.
Candida auris është bakteri që nuk përgjigjet ndaj trajtimeve. Një 70- vjeçar është infektuar nga kjo sëmundje pasi vizitoi një spital në Britaninë e Madhe në gusht të vitit të kaluar dhe të gjitha rastet e tjera janë lidhur me njerëzit që kanë vizituar spitalet jashtë vendit.
Rasti i parë u zbulua në veshin e një 70-vjeçare në Tokyo në vitin 2009. Është infeksioni më shqetësues i viteve të fundit ka deklaruar Qendra për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmudjeve. Në ShBA që nga viti 2013 janë infektuar 600 persona, dhe kjo gjë ka shkaktuar panik tek njerëzit që e ndiejnë veten të rrezikuar ndaj tij. Ky infeksion tani është përhapur në 12 vende të botës.
Shumica e rasteve tw kwtij infeksioni janë përhapur përmes spitaleve dhe përmes familljarëve. Ajo cfarë e bënë edhe më të vështirë këtë situatë është se ky lloj infeksioni është shumë i vështirë për tu detektuar dhe shumicën e rasteve nuk mund të identifikohet as nga profesionistët.
Pacientët e shtrirë në spitale dhe foshnjat janë personat më të rrezikuar nga ky infeksion dhe mund ta marrin atw përmes plagëve të infektuara, veshëve, apo traktit urinar.
Sipas raportimeve përafërsisht 60% e personave që diagnostikohen me këtë infeksion humbin jetën.