Njëri nga të prekurit me Coronavirus i konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, kishte ardhur gjatë ditës së djeshme nga Gjermania dhe është vendosur në Qendrën e Studentëve e cila me vendimin e Qeverisë së Kosovës po funksionon si karantinë.
Mësohet se ai është djali i një asamblistes së LDK-së në Kuvendin e Ferizajt.
Ekonomia Online për shkaqe etike nuk e publikon emrin e personit të prekur.