Infektohet me COVID-19, Ministrja e Arsimit në Shqipëri

| 15 Shk 2021 | 11:57 | Nga

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri, Evis Kushi ka njoftuar se është prekur nga COVID-19.

Ajo tha se është karantinuar dhe po përmbush detyrat e saj nga shtëpia, teksa apelon tek të gjithë për respektimin e masave anti-COVID me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

“Të dashur miq, Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia. Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit. Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!”, ka shkruar Kushi në Facebook.

Të ngjashme