Infektologu Shemsedin Dreshaj, thotë se javën tjetër mund të ketë rritje të rasteve të reja me Covid-19, pasi në festën e Bajramit ka pasur lëvizje të madhe të qytetarëve.
Dreshaj u ka bërë thirrje qytetarëve të vetëdijesohen për luftën kundër Covid-19.
Tutje ai shtoi se institucionet shëndetësore po përballen me një numër të madh të rasteve me Covid-19.
Sipas tij, klinikat në SHSKUK në të cilat po trajtohen të infektuarit janë të mbushura plotë/rtv21