Infektologu Krasniqi optimist pas shërimit të 23 pacientëve, 6 janë mbi 60 vjeç

Prishtinë | 05 Pri 2020 | 23:49 | Nga Ekonomia Online

Infektologu kosovar, Valbon Krasniqi, është deklaruar rreth pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vendin tonë, duke prezantuar disa karakteristika të këtyre pacientëve sa i përket moshës.

Duke dhënë lajme të mira sa i përket shërimit të pacientëve me Covid-19 në Kosovë, Krasniqi njoftoi se nga 23 pacientë të shëruar, gjashtë prej tyre janë mbi moshën 60-vjeçare, madje njëri nga ta është i moshës 80-vjeçare.

Krasniqi tutje thotë se tanimë kur kemi hyrë në javën e katërt prej kur janë konfirmuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, fundi i javës së ardhshme apo gjysma e muajit prill mund të jetë vendimtare për fatin e epidemisë në vendin tonë.

“Duke parë e lexuar lajme e informata të vazhdueshme për statistikat jo të mira në nivel botëror, evropian e regjional në lidhje me ecurinë e pandemisë COVID-19, mendova se qytetarët tanë kanë nevojë edhe për lajme të mira. Të mos bêhemi shembull si shtetet tjera, pa apostrofuar asnjë, por tê bëhemi shembull i vetvetes, të bëhemi shembull i mirë edhe për të tjerët. Këtë mundësi e kemi, andaj ta shfrytëzojmë.
Në mesin e 23 pacientëve të parë të shëruar nga COVID-19 në Klinikēn Infektive, 6 nga ta janë tē moshës mbi 60 vjeç, e njëri nga ta i moshês 80 vjeçare. Një fillim i mirë ky, që na frymëzon neve profesionistëve e n’a bën të besojmë se jemi në rrugë të mirë.
Sidoqoftë, tani më kemi hyrë në javën e katërt që prej se kemi konfirmuar rastet e para në Kosovë, dhe fundi i javës së ardhshme- gjysma e muajit Prill mund të jetë vendimatre për fatin e epidemisë në vendin tonë.
Prandaj të kemi durim edhe pak, të zbatojmë në nivel maksimal kujdesin për higjienën personale e të qēndrojmë në shtëpi”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Të ngjashme