Infermiere edhe në ditën e veçantë, nusja lë dasmën dhe ndihmon të aksidentuarën

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Të jesh me profesion infermier do të thotë të jesh në dispozicion të njerëzve në çdo kohë, madje edhe në ditën e dasmës tënde.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me Rachel Taylor në SHBA, e cila menjëherë pasi u martua, i ofroi ndihmën e saj një të plagosure e cila u aksidentua.

22-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Calvin, 23 vjeç, zhvilluan dasmën e tyre më 21 qershor dhe lanë ceremoninë e tyre të lumtur në Minesota rreth orës 08:30.

Por ndërsa ishin duke shkuar për në shtëpinë e tyre, ndodhi një aksident në të cilin u përfshinë disa makina.

‘Pashë disa njerëz duke tërhequr zvarrë një grua në anë të rrugës. E pashë që ishte e plagosur dhe se mund t’i kishte dalë kocka nga vendi”, tha Taylor.

Ashtu siç ishte e veshur me fustanin e nusërisë, ajo vrapoi për t’i ardhur në ndihmë gruas së plagosur. Ajo i dha ndihmën e parë derisa të vinte ambulanca. Fatmirësisht gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe për këtë falenderoi Taylor.

Të ngjashme