Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka organizuar protestë më 1 mars para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Sipas kësaj sindikate, protesta është organizuar për të kundërshtuar rangimin sa i përket koeficientëve në Ligjin e Pagave.
Protesta do të organizohet bashkë me Odën e Infermierëve të Kosovës, Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë së Kosovës, Shoqatën e Instrumentareve të Kosovës dhe Shoqatën e Infermierëve të Psikiatrisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar kolegë, infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor,
Duke i’u falenderuar për gatishmërinë dhe mbështetjen tuaj në përpjekjen tonë të përbashkët për t’a kundërshtuar diskriminimin e komuniteteve tona në Ligjin e Pagave, respektivisht rangimin me koeficient të pagave, Sindikata e Infermierëve të Kosovës në bashkpunim me :
Odën e Infermierëve të Kosovës, Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë së Kosovës, Shoqatën e Instrumentareve të Kosovës, Shoqatëe e Infermierëve të Psikiatrisë së Kosovës organizon aktivitetin ;
Nisja nga Qemdra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë, për të vazhduar drejtë Ssheshit “Zahir Pajaziti” dhe për t’a përfunduar në Sheshin “Skenderbeu”, para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ftohen të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor nga e gjithë Kosova, SHSKUK/QKUK, Spitalet Rajonale, QMF-të, QKMF-të, Shërbimet e Mjekësisë Urgiente përveq kujdestarive, që t’I bashkangjiten këtij marshimi.
Në institucionet tjera të sigurohet dhënia e shërbimeve dhe zhvillimi normal i punës pas përfundimit të orarit të rregullt të punë ( ndërrimet ).
Ftojmë të gjithë pjesëmarrësit që t’I respektojnë rekomandimet e MSH dhe IKSHPK, respektivisht bartjen e maskave gjatë zhvillimit të aktivitetit, ndërsa ruajtja e rendit dhe qetësisë publike të jetë në nivelin e duhur dhe nivelin që na takon si profesionist shëndetësor.