Infermierët s’kanë kujt t’i drejtohen, pezullojnë grevën për dyfishim të pagesave

Prishtinë | 25 Dhj 2020 | 13:34 | Nga Erdonita Hebibi

Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor ka marrë vendim që përfundimisht të pezullojë grevë, me kërkesën e vetme dyfishimin e pagesave për ndërrimin e natës.

Pas kërkesës së kryeministrit Avdullah Hoti greva është pezulluar disa herë dhe u vendos që kërkesat e tyre të realizohen.

Mirëpo pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me rrëzimin e Qeverisë, greva është anuluar tërësish, ka konfirmuar për Ekonomia Online Fitim Havolli, kryetar i kësaj sindikate.

 “E vërteta është që ndodhi çka ndodhi të shtunën në mbrëmje erdhi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, mirëpo nuk do të thotë se kryeministri nuk mundet prapë, ose të merr vendim mbi bazën e kërkesës sepse atë kërkesë ja kemi dorëzuar me shkrim ashtu siç është kërkuar nga Sindikata e Infermierëve dhe të realizojë këtë kërkesë vërtetë të qëlluar dhe shumë stimuluese e domethënëse për këtë komunitet në vendin tonë”.

I pyetur se a do të vazhdojnë me greva Havolli tha se nuk ka kuptim më që grevat të realizohen sepse nuk kemi ku t’i adresojnë kërkesat.

“Në këtë rast ne të vetmin person qe e kemi përballë për t’i realizuar këto kërkesa është qeveria e në rast se tash kjo qeveri është në ikje ose në shkuarje nuk ka asnjë kuptim të futemi ne në greva ose në protesta, përderisa nuk ki me kënd të bisedosh, prandaj po them në rast se e kanë seriozisht e kanë vullnet të mirë dhe presin që nesër të ju drejtohen qytetarëve me besimin që të ju jepet për shkak të nevojave që ka ky komunitet”.

Madje Havolli thotë se që nga pas lufta sektroi i shëndetësisë nuk është trajtuar me prioritet, raporton EO.

“Me të vërtetë nuk është trajtuar sektori i shëndetësisë dhe veçanërisht komuniteti infermierorë që nga paslufta e këndej, sepse me të vërtetë shëndetësinë e kanë lanë keq që nga paslufta mirëpo kjo pandemi ka ndikuar edhe më shumë dhe në rast që nuk do të ishin këta profesionistë shteti jonë do të ishte në krizë të madhe”.

Të ngjashme