Sekretari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës Enlirat Duraku ka ndërpre grevë e nisur ditë më parë, raporton Ekonomia Online.
Kjo është bërë e ditur në një konferencë për medie nga kryetari i kësaj Sindikate, Fitim Havolli.
Ai ka bërë të ditur se pas kërkesë së kryeministrit Avdullah Hoti, i kanë dhënë afat Qeverisë deri javën tjetër që të përmbushet kërkesa e vetme e tyre dyfishimi i pagesës së kujdestarisë nga 18 në 36 euro.
“Pas një thirrje që më bëri kryeministri dhe më luti që takimi të shtyhet për javën tjetër nga e hëna deri të enjten në mënyrë që ti jep fund kësaj kërkesa tonë, pra dyshimi i pagesë së kujdestarisë pra nga 18 euro në 36 euro”.
“…e falënderoj sekretarin e suspendua grevë për shkak të gjendjes së tij, presim në javën e ardhshme që kjo kërkesë ti jepet fund”.
“Jam i bindur që do të merret vendim për pagesën shtesë të kujdestarisë në mënyrë që t’i simulojmë pavarësisht rrezikut që iu kanoset”.
Duraku pas grevës njëmbëdhjetëditore tha se pas propozimit të kryetarit ka marrë vendim që ta ndërpresë grevën, raporton EO.
“Greva ime ndërpritet sot por në të ardhmen nëse nuk merren për bazë kërkesat tona ne do të marrim prapë vendime sindikale”.