Është dera e parë në të cilën hyjnë të gjithë pacientët që pësojnë përkeqësim të gjendjes shëndetësore. Klinika Emergjente e QKUK’së për çdo ditë pranon me qindra pacientë të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore. Mjekët e kësja klinike kanë një mision të veçantë. Atë të shpëtimit të jetës për pacientët. Por një rast i rëndë ka ndodhur në javën që e lamë pas në këtë klinikë, shkruan Express.
Një punëtor i Emergjencës, Ali Hodolli, i cili ishte infermier dhe bartës i pacientëve pësoi tragjedi në vedin e punës. Atij, pikërisht në ditën kur po merrej me kurimin e të plagosurve nga të shtënat me armë në MATI 1 iu qa aorta abdominale e cila doli të jetë tragjike për të.
Lajmin për vdekjen e kolegut e konfirmoi për Express edhe mjeku i Emërgjencës, Avdush Bajgora. Ai tha se Hodolli ishte njëri nga infermieët më të mirë qe i kishte QKUK’ja.
“Ai ishte punëtor shumë i mirë, i zellshëm dhe përgjegjës për punën që e bënte. Fatkeqësisht atij gjatë orarit të punës iu përkeqësua gjendja shëndetësore”, ka deklaruar për Express, Bajgora.
Hodollin e kanë përkujtuar me dhembje kolegët e tij të punës. Dr. Gëzim Mustafa e ka vlerësuar lart punën e tij.
“Me pikëllim po përjetojmë ndarjen nga kjo jetë të mikut, shokut, kolegut tonë të çmuar, Ali Hodolli. Ishte me virtyte të larta njerëzore i palodhshëm në punë, në shërbim të pacientëve. Allahu e shpërbleftë me xhenet e na bashkoftë në botën e përjetshme. Familja të jetë krenare me jetën dhe veprën e tij. Ngushllimet më të sinqerta, familjes Hodolli, miqëve, shokëve e të gjithë kolegëve”, ka shkruar Mustafa.
Nga incidenti në Lagjen e Spitalit mbetën të vrarë dy persona dhe dy të plagosur. Policia për këtë rast ka arrestuar dy të dyshuar.