Një infermiere në një spital në Londër që trajtonte pacientët me coronavirus raportohet të ketë vrarë veten në vendin e punës.
Sipas The Mirror, përcjell Telegrafi, 20-vjeçarja thuhet të ketë punuar në njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin e Kolegjit King, ndërsa u gjet pa ndjenja të hënën pasdite.
Dyshimet lindin se e njëjta mund të ketë marrë mbidozë.
“Pacienti ishte duke u trajtuar mirëpo më vonë vdiq në spital”, tha një zëdhënës i policisë.
Megjithëse raportohet se viktima ishte personel në spital, policia nuk e konfirmoi rolin e saj.
Spitali i Londrës në jug, deri më tani ka raportuar tetë të vdekur me coronavirus, të gjithë nga njësia e kujdesit intensiv.