Spitali në New Delhi u mbyll pasi një infermiere testoi pozitive me koronavirus, shkruan BBC.
‘Hindu Rao’, një nga spitalet më të mëdha në kryeqytetin Indian New Delhi, është mbyllur për dezinfektim të thellë, pasi një infermiere atje testoi pozitive për koronavirus.
“Meqenëse ajo ka qenë në detyrë në lokacione të ndryshme brenda kampusit gjatë dy javëve të fundit, ne po mbyllim spitalin derisa të sanitizojmë plotësisht dhe gjurmimet e kontaktit të plotë”, tha Varsha Joshi, komisare për Korporatën Komunale të Delhi Veriut. Ai shtoi se do të bëhet një hetim i plotë.
Spitali do të jetë përsëri funksional pasi të përfundojë dezinfektimi, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, shtoi ajo.
Delhi ka raportuar 3.424 raste pozitive me koronavirus, përfshirë 53 vdekje.