Infrastruktura rrugore po vazhdon të rregullohet në Suharekë

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Leshan, tek rruga “Fitorja”, po vazhdon të rregullohet infrastruktura rrugore e cila do të ketë dalje në rrugën magjistrale Suharekë-Prizren.

Për t’i parë punimet nga afër, ka shkuar kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharemaj.

Ai, gjatë takimit dhe bashkëbisedimit me punëtorët dhe banorët e zonës, u shpreh: “Punimet vazhdojnë nga Rruga “Fitorja” në Leshan, e cila lidhet me Rrugën “Komandant DRINI” që ka dalje në Rrugën magjistrale Suharekë-Prizren”.

“Kam premtuar se do ti shërbej qytetarëve vetëm me punë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme