Një injeksion i zakonshëm kontraceptiv mund të mbrojë gratë kundër kancerit të qafës së mitrës, ka sugjeruar një studim i realizuar tek minjtë.
Hulumtimet treguan se kafshët të cilat morën ineksionet Depo-Provera ishin të mbrojtura nga sëmundja dhe trupat e tyre ndaluan zhvillimin e qelizave kancerogjene në fillesat e tyre.
Megjithëse injeksioni nuk është përdorur aq gjerësisht në Mbretërinë e Bashkuar si metodat e tjera të tilla si pilula ose prezervativët, ai është në rritje në vendet më të varfra.
Të kuptuarit se si mund të mbrojë kundër kancerit të qafës së mitrës – kanceri i katërt më i zakonshëm në mesin e grave – mund të ndihmojë ato në vendet e tjera që nuk marrin bllokimin HPV, i cili mbron nga kanceri në 99 përqind të rasteve, falas.
Shkencëtarët nga Universiteti i Houston në Teksas zbuluan efektet mbrojtëse të injeksionit në eksperimentet laboratorike tek minjtë.