INPO publikon raportin: Anulimet rrisin rrezikun e abuzimeve në prokurim

Prishtinë | 09 Dhj 2025 | 14:21 | Nga Drita Dërmaku

Iniciativa për Progres (INPO) ka publikuar raporti “Anulimet – forma më e heshtur e keqpërdorimit në prokurim publik”, në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit 2025. Gjatë konferencës u be e ditur se raporti paraqet analize te thelluar te anulimeve te aktiviteteve te prokurimit publik ne Kosove për periudhën 2023-2025, ku edhe u tha se nga 1 janari i vitit 2023 deri me 30 shtator 2025  në platformën e prokurimit janë publikuar 7 mijë e 276 njoftime për anulime të aktiviteteve të prokurimit, raporton Ekonomia Online.

Albulena Nrecaj, drejtore ekzekutive në INPO, shpjegon se përmes raportit është vënë në pah mungesa e justifikimeve ligjore që arsyetojnë anulimin e tenderëve, ndonëse sipas saj, legjislacioni në Kosovë parasheh qartë që anulimi i tenderëve të jetë i dokumentuar në detaje. Madje ka theksuar se anulimi i tenderëve përbën format më të heshtura të korrupsionit në prokurimin publik.

 “Sot INPO sjell një analize më gjithëpërfshirëse raporti i sotëm i cili do të publikohet paraqet analizë të plotë të anulimit të tenderëve për gjatë tre viteve të fundit. Arsyet më të shpeshta si dhe problemet strukturore që përsëriten nga viti në vit si: planifikimi i dobët, dosjet jo të standardizuara dhe mungesa e arsyetimit profesional. Raporti vlerëson ndikimin e anulimeve në efikasitetin e prokurimeve, realizmin e projekteve dhe integritetin e sistemit duke nxjerr ne pah rritjen rrezikun për procedura të negociuara. Në fund të këtij raporti, INPO paraqet rekomandimet të qarta për autoritetet kontraktuese me fokus standardizimin, rritjen e kapaciteteve dhe forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes“, tha ajo.

Arbër Kabashi, hulumtues në INPO tregoi mbi gjetjet e raportit ku në fokus ishin shifrat e anulimit të aktiviteteve për periudhën 2023-2025.

“Ne kemi mbledh të dhëna sa i përket aktiviteteve të anuluar nga data 1 janar e vitit 2023 deri me 30 shtator 2025. Në platformën e prokurimit janë publikuar 7 mijë e 276 njoftime për anulime të aktiviteteve të prokurimit. Tutje në analizën tonë me anulimin e aktiviteteve gjatë kësaj periudhe në këtë periudhë janë anulu 6989 aktivitete e formularë të tjerë që janë publiku në këtë periudhë janë iniciuar në vitin 2021-2022 po ashtu. Edhe në 2023 gjithsej janë publikuar dhe anuluar 2784 aktivitete të prokurimit që përbëjnë 23% të aktivitete. Në 2024, 2720 janë anulu aktivitete të prokurimit që në numër përbëjnë 23% të aktiviteteve që janë iniciuar gjatë vitit 2024. Në periudhën janar- 1485 aktivitete të prokurimit dhe në vitin 2025 nuk ka ndonjë dallim për shkak se janë ulë numri i aktiviteteve të prokurimit. Kemi bërë mbledhjen e të dhënave janë anulu para apo pas ofertave sepse sipas rregullave të prokurimit janë dy mënyra. 94% janë anuluar pas hapjes së ofertave. Kemi mbledh të dhëna sa i përket llojeve dhe kontratave në aspektin financiar lidhen me kontratat e llojit të punës. Kjo tregon se niveli ekonomik i anulimeve në aspektin numerik dominon lloji i kontratave. Kemi mbledh të dhëna sa i përket llojit të procedurave të cilat janë anuluar për të parë se cila procedurë është e anuluar dhe e kemi parë se procedura e hapur është më ekspozuar në anulimin e projekteve“, tha ai.

Analiza në raport sipas institucioneve zbulon performanca të ndryshme.

Gjatë tre viteve të analizuara janë publikuar 7 mijë e 276 njoftime për anulim, me një shkallë mesatare prej 23% e aktiviteteve të prokurimit që përfundojnë pa kontratë. Përqindja mbetet pothuajse e pandryshuar ndër vite, duke treguar se prokurimet e anuluara nuk janë rezultat i faktorëve të jashtëzakonshëm, por e një vazhdimësie të mangësive në planifikim, hartim të dokumentacionit, vlerësim të ofertave dhe monitorim financiar. Analiza tregon gjithashtu se mbi 90% e anulimeve ndodhin pas hapjes së ofertave, çka nënvizon nevojën për adresimin e problemeve strukturore që lidhen me zbatimin e procedurave të prokurimit.

“Në aspektin financiar, anulimet përbëjnë një humbje të konsiderueshme. 26.62% e vlerës së planifikuar në vitin 2023 dhe 23.62% në vitin 2024 nuk materializohen në kontrata. Ndërsa viti 2025 aktualisht është më i ulët për shkak të procedurave ende të hapura, por pritet të rritet deri në fund të vitit. Kjo dinamikë tregon se anulimet rrezikojnë efikasitetin e buxhetit publik dhe sjellin fragmente në buxhet, duke krijuar vonesa në projekte, rritje të kostove dhe devijime nga planet vjetore. Analiza sipas institucioneve zbulon performanca të ndryshme. Policia e Kosovës dhe KEK raportojnë nivelet më të larta të anulimeve (75.4% dhe 47.4%). Ndërkohë, QKUK paraqet mangësi të theksuara të planifikimit, duke anuluar më shumë se dyfishin e aktiviteteve të planifikuara, ndërsa Ministria e Mbrojtjes, Trepça dhe MKRS kanë gjithashtu performancë të dobët kontraktuese. Komuna e Prishtinës, Komuna e Prizrenit dhe AQP tregojnë stabilitet më të lartë pavarësisht anulimeve“, thuhet në raport.

Të ngjashme