Përpos shikimeve që kishin ardhur nga Egjipti, intervista e Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë – është shpërndarë nga militantët e tij edhe në faqe serbe.
Kryeministri në detyrë mbrëmë e dha intervistën e parë pas shkarkimit nga detyra. Rrëfimin e tij ai vendosi ta jep në Kohavision.
Por kur intervista përfundoi – krejt çfarë bënë militantët dhe përkrahësit e tij – ishte shpërndarja e lajmit se është thyer rekordi i shikueshmërisë në mediat kosovre: 73 mijë shikues online, shkruan Gazeta Insajderi.
Intervista nga të njëjtit ishte shpërndarë në shumë faqe të tjera, përpos faqes zyrtare të televizionit dhe faqes zyrtare të Kryeministrit.
Ajo çfarë bie në sy sot, tregon se kjo intervistë e realizuar nga gazetarët Agron Bajrami dhe Brikenda Rexhepi, po nga militantët e Albin Kurtit është shpërndarë edhe në faqen serbe të shitblerjes “Kupi Prodaj” si dhe në faqen maqedonase “Pazar 3”.
Intervista e shpërndarë në faqen serbe
Intervista e shpërndarë në faqen maqedonase
Por historia nuk mbaron këtu: Përpos shikimeve që kishin ardhur nga Egjipit, ashtu siç ka raportuar mbrëmë Gazeta Insajderi, intervista është bërë share edhe në faqe të Zvicrës dhe jo vetëm.