Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, insiston se pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit, Presidenti Hashim Thaçi duhet të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme.
Kurti përmes një statusi të tij në llogarinë e facebook, ka thënë se ka tri arsye për të cilat zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen menjëherë.
”Zgjedhje? Po. Kur? Menjëherë.
Tri arsye pse Presidenti duhet t’i thërrasë partitë politike për datën e zgjedhjeve pa patur nevojë ta rilexojë nenin 95, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës:
Në këto rrethana, duhet shpërndarë Kuvendi. Kjo qeveri që kishim s’rrinte dot në këmbë. Ky Kuvend që kemi s’mund të mëkëmbë qeveri. Efektivisht, neni 82, pika 2, i rrin situatës së krijuar. Çfarëdo që bën Presidenti e kjo nuk është për datë të zgjedhjeve të reja vetëm sa e zvarrit procesin duke e dëmtuar shtetin e Kosovës dhe interesin e qytetarëve”.