Inspeksioni në Podujevë i dënon të gjitha partitë që kanë mbajtur tubime në këtë qytet

Prishtinë | 28 Shk 2021 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Të gjitha partitë politike që kanë mbajtur tubime gjatë fushatës zgjedhore në Podujevë, janë dënuar sipas Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Inspekcionit në komunën e Podujevës Ajet Potera.

Potera tha se gjobat janë shqiptuar për shkeljen e masave anti-COVID.

Sipas Poterës, gjobat janë shqiptuar së bashku edhe me Policinë e Kosovës dhe Inspekcionin Sanitar.

“Gjatë fushatës zgjedhore shkurt 2021 në Komunën e Podujevës, Drejtoria e Inspeksionit të Podujevës së bashku me Policinë e Kosovës në Podujevë dhe Inspektorët Sanitarë nga Ministria e Shëndetësisë kemi shqiptuar gjoba për shkeljet e masave anti COVID-19”, ka shkruar Potera.

Të ngjashme